Lajme

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim zyrtar Gjeneralin e KFOR-it MG Giovanni FUNGO

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 30 August 2017

Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme Shpend Maxhuni priti në një takim Gjeneralin e KFOR-it  MG Giovanni FUNGO.

Temë e diskutimit me Gjeneralin e KFOR-it ishte situata e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë dhe çështje tjera me interes për sigurinë e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm Maxhuni  e falënderoi Gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë por edhe për projekte të avancimit reciprok.

-Advertisement-

Në të njëjtën kohë Gjenerali i KFOR-it falënderoj dhe vlerësojë lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Format e bashkëpunimit  reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera