Lajme

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës priti në takim zyrtar drejtorin e policisë së Republikës së Turqisë(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 August 2017

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të policisë së Turqisë  Selami Altinok, po ashtu i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në RKS znj. Kivicilim Kiliç .

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK- së, Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi  Altinok për vizitën e tij dhe njëkohësisht njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori Maxhuni njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

-Advertisement-

Ndërsa drejtori i Turqisë z.Altinok falënderoi z.Maxhuni për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore turke.

Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet  e saj, duke përfshirë edhe trajnimet e nevojshme në fusha të ndryshme për personelin policor.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen për inkuadrimin në Interpol dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë policorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera