Fokus

Drejtori i njërës ndër shkollave më të mëdha në Prishtinë kundër grevës

Autori: Samire Jaha 10:58 | 19 May 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka dalë me një vendim që në ditën e premte të mos mbahet mësimi, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë ka kërkuar nga prindërit që fëmijët e tyre të mos i dërgojnë të premten në shkolla, ku ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

Mirëpo në lidhje me këtë drejtori i shkollës fillore në Prishtinë “Xhavit Ahmeti”, Xhavit Berisha, nuk është pro e këtyre grevave.

-Advertisement-

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se shkaku i mospërkrahjes është se humbësit më të mëdhenj janë nxënësit.

”Duke u bazuar në pasojat që ka lënë pandemia, nuk e përkrahi grevën për arsye se humbësit më të mëdhenj janë nxënësit”, ka deklaruar Berisha për Infokus.

Po ashtu ai tha se këto orë nuk zëvendësohen.

“Orët nuk zëvendësohen, por duke u bazuar në praktikat e mëhershme edhe nëse zëvendësohen nuk e kanë efektin e mësimit të rregullt”, ka shtuar ai.

E këto greva dhe protesta nga kjo sindikatë po vijnë si shkak se SBASHK-u, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të iu rriten pagat.

E për një rritje të pagave nuk e kundërshtoi as drejtori i kësaj shkolle.

Ai në fund tha se duke shikuar normën e rritjes së çmimeve është pro e protestës.

“Sa i përket protestës duke u bazuar në rritjen enorme të të gjitha çmimeve, natyrisht se jam “për””, deklaroi Berisha për Infokus.

Ndryshe, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës protestat ishin paralajmëruar që nga muaji shkurt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera