Lajme

Drejtori i LDK-së tregon pse Vetëvendosje nuk duhet ta ketë Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 15 December 2019

Posti i Presidentit të Kosovës, ka bllokuar edhe krijimin e Qeverisë së re.

Kjo pasi dy partitë që po e synojnë këtë gjë e të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, nuk është punë të merren vesh edhe për këtë pozitë, shkruan gazeta inFokus.

Pavarësisht shumë takimeve, gati të përditshme ende nuk ka ndonjë zgjidhje për këtë temë.

-Advertisement-

Mirëpo, Engelbert Zefaj, Drejtor për Kulturë, Rini e Sport nga LDK në Pejë, ka thënë se pse posti i Presidentit do të duhet t’i takonte LDK-së, e jo Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

“Populli duhet te kuptoj se BALANCIMI i pushtetit eshte per te miren e tyre. Nuk i bene mire demokracise qe e njejta parti te kete pushtetin absolut, edhe Kryeministrin edhe Presidentin”, ka tëhnë Zefaj.

“Meqe VV e ka kryeministrin, atehere per te miren e vendit duhet te perkrahet propozimi qe LDK ta kete Presidentin”.

Kësisoj, sipas tij, pasi të dy mendojnë të qeverisin bashkë atëherë edhe duke e ditur që Presidenti e Kryeministri shpesh duhet të marrin vendime së bashku do të ishte mirë që kjo të jetë e balancuar.

“LDK dhe VV jane dakorduar per BALANCIM ne drejtimin e shtetit. VV Kryeministrin – LDK Presidentin konsiderohet BALANCIM. Ne shume raste Kryeministri duhet te merre vendime te rendesishme se bashku me Presidentin”, ka thënë Zefaj.

E bashkë me këtë postim, Zefaj ka bashkangjitur edhe kompetencat që i ka Presidenti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera