Lajme

Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 25 March 2023

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Ministres Albulena Haxhiu në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të flasim përavancim te demokracise ne Kosove derisa pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Drejtori i KIPRED thotë se me hapa të tillë Kosova është duke rrëshqitur nga demokracia liberale në atë elektorale.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Nuk mund të flasim per avancim te demokracise ne Kosove derisa pushteti i konteston vendimet e Gjykates Kushtetuese kur nuk ju pelqejne, gje qe tregon tendencen e hapur nga qeveria per “drejtesi selektive”. Tanime, qendrimet e tilla nuk jane raste te vecuara, por jane duke u shnderruar ne trend te qeverise.

Me kete logjike Kosova eshte duke rreshqitur me hapa te sigurte nga demokracia liberale ne ate elektorale qe jane ne mode ne shume vende autokratike.

Prandaj, mos na mani me tutje ligjerata per perparim te demokracise ne Kosove, se ato gjithnje e me shume po ju perngjajne fabulave!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera