Lajme

Drejtori i Inspekcionit në Gjakovë u bën thirrje shitësve ambulantivë t’i shfrytëzojnë tregjet e caktuara nga komuna

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 02 April 2021

Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë të ditur se sot së bashku me inspektorët e shërbimeve publike kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore në hapësirat publike në qytetin e Gjakovës.

Hoxha ka treguar se ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta nga qytetarët, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.

Ai ka theksuar se synojnë që bashkërisht edhe me ndihmën e shitësve ambulantivë dhe të qytetarëve të krijojnë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët.

-Advertisement-

“Inspektorët e shërbimeve publike do të jenë në terren për të përcjell gjendjen në këtë aspekt, që të largohet ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve. Në Gjakovë janë tregjet e caktuar për shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, prandaj ne synojmë që bashkërisht edhe me ndihmën e tyre dhe të qytetarëve të krijojmë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët. Kjo është në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera