Lajme

Drejtori i IKD-së: Personat me aktakuza nuk kanë vend në institucione publike

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 19 June 2019

Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka komentuar pas vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veselit,  për t’i shkaktuar funksionarët politikë të  kësaj partie, të cilët kanë aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm.

Miftaraj ka thënë se kërkesa e Insititutit të Kosovës për Drejtësi për qeveri me duar të pastra ka filluar të jetësohet.

” Vendimi i Kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, z. Kadri Veseli eshte fillim i mire dhe jep shprese.

-Advertisement-

Personat me aktakuza dhe qe kane probleme me ligjin nuk kane vend ne institucione publike dhe se paku ne nje parti politike. Se paku keshtu u premtua. Le te shpresojme se ky do te jete standard i ri i qeverisjes ne Kosoves” ka shkruar ai.

Ai ka propozuar se ky model duhet të ndjeket edhe nga Kryeministri Haradinaj me ministrat nga AKK, Fatmir Limaj në NISMA dhe partitë qe jane në pushtet dhe opozitë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera