Drejtori i Gjinekologjisë nuk flet për shtatzënën e vrarë: Rasti po hetohet nga Prokuroria
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 December 2022
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndreja i ka thënë Ekonomia Online, se rasti i vrasjes së gruas në oborrin e kësaj Klinike është nën hetim nga Prokuroria.
Ai nuk ka dashur që të komentojë më shumë për rastin, duke kërkuar që të merret leje nga ShSKUK për çdo informatë në lidhje me rastin.
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar se shtatzëna 35-vjeçare që u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, kishte urdhër mbrojtës. Sipas Gjykatës, i dyshuari për vrasje, S.H, në shtator të këtij viti ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë, derisa në muajin gusht, ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares. Sipas komunikatës së Gjykatës, urdhëri mbrojtës ishte lëshuar nga 13 shtatori dhe vlente deri më 13 mars.
“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023”, thuhet në komunikatë.
Sipas Gjykatës, i dyshuari për vrasje, S.H, në shtator të këtij viti ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.
“Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.”
Në muajin gusht, ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares.
“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore m...
-
Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë
Një nënë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura ...