Lajme

Drejtori i Byros së Sigurimeve zbarkon në Jarinje e Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 31 December 2022

Një ditë pas hapjes së pikë kalimeve kufitare në Jarinje e Bërnjak, drejtori i Byros Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku ka shkuar të vizitojë punonjës atje.

Në njoftimin e BKS-së thuhet se në ditën e fundit të vitit 2022 drejtori i Byros Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku me supervisorin e pikave kufitare Liridon Makolli kanë vizituar të shtunën Pikën Kufitare në Jarinje ku kanë falënderuar punëtoret për angazhimin që ata kanë pasur në tejkalim të objektivave.

Ai i ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë gjithë vitit Policinë e Doganën e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera