Lajme

Drejtori i Bujqësisë ka një kërkesë për Ministrinë, pasi që breshëri i mbrëmshëm shkaktoi dëme të mëdha në Deçan

Autori: Ermirë Berisha 13:18 | 06 July 2022

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, ka kërkuar të ngritet një komision vlerësues për dëmet e shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm në disa prej fshatrave të kësaj komune, shkruan Gazeta inFokus.

Stokaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ju ka drejtuar Ministrisë së Bujqësisë ta ndajë një fond të veçantë në mënyrë që fermerët të kompensohen.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatisim raport detal për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen.   Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Stojkaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera