Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë për rastin e 3-vjeçarit: S’do ta quaja dhunë deri në momentin kur kjo vërtetohet
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 19 September 2023
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, ka thënë se për rastin ku dyshohet se në çerdhen “Gëzimi ynë” është ushtruar dhunë ndaj një 3-vjeçari është informuar nga drejtoresha e kësaj çerdheje.
Berisha tha se edukatoret aktualisht janë duke dhënë deklaratë në polici dhe se janë sekuestruar pajisjet e kamerave.
“Unë kam qenë këtu bashkë me Inspektoratin e Arsimit, policinë, dhe drejtoreshën dhe për hapat në vazhdim do të jemi në koordinim të plotë me të gjitha organet kompetente që merren me këtë çështje”.
“Policia e ka bërë ftesën në drejtim të edukatorëve dhe në këto momente vetëm se janë në stacion të policisë ku po intervistohen të gjithë akterët që pretendohet se janë të përfshirë në rast. Kanë sekuestruar pajisjet e kamerave, ndërsa për hapat në vazhdim do të jemi në koordinim të plotë me policinë dhe Inspektoratin e Arsimit”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Berisha tha se rastin ndaj 3-vjeçarit “s’do ta quaja dhunë deri në momentin kur vërtetohet prej ekspertëve”, teksa shtoi se edukatoret “deri në këto momente nuk janë pezulluar”.
“Këtu nuk ka të bëjë me kompetenca të drejtorit, por me respektim të ligjit, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit”, tha ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































