Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë hedh poshtë akuzat e PDK-së rreth mësimit online
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 19 November 2020
Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së enjte ka akuzuar se Shkolla Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë tash e 14 ditë nuk ka mbajtur asnjë orë mësimore në formë online. Për këtë ka kërkuar edhe dorëheqjen e Drejtorit të Arsimit në këtë komunë Islam Shabanit
Por këto akuza janë hedhur poshtë nga vet Drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovë, Islam Shabani.
Sipas Shabanit në këtë shkollë mësimi nga distanca është mbajtur me rregull dhe nuk është humbur asnjë orë mësimore.
“Nuk është e vërtetë që janë humbur orë mësimore. Akuzat e PDK-së nuk qëndrojnë. Ne vazhdimisht kemi bashkëpunuar më nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me ata”, ka thënë ai.
Shabani tha se mësimi në formë fizike është ndërprerë pasi 7 mësimdhënës të kësaj shkolle kanë qenë të infektuar me COVID-19.
“Ne e kemi ndaluar mësimin në shkollë për shkak se 7 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pasi kemi marrë udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kemi kaluar në formën online” ka thënë drejtori i arsimit në Fushë Kosovë.
Shabani tregoi se kjo shkollë nga e hëna do të ndalojë mësimin nga distanca dhe do të kthehet në ambientet e shkollës.
“Të hënën do të fillojmë me mësimin në Shkollë pasi kanë kaluar dy javë nga kur janë infektuar mësimdhënësit dhe tani mund të vazhdojmë mësimin në Shkollë”, tha ai.
Gjithashtu Shabani ka thënë se askush nuk mund të kërkojë dorëheqjen e tij kur asgjë nga ato që janë thënë nuk janë të vërteta.
Kujtojmë se gjatë ditës së enjte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë ka kërkuar që drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, të jap dorëheqje sepse për dy javë nuk është mbajtur asnjë orë mësimore në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë” Mihal Grameno”. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...