Lajme

Drejtori i ATK-së takon zv/ministrin e Financave

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 30 October 2017

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka pritur në takim zv/ministrin e Financave, Mustafë Grainca, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe zhvillimet në ATK për periudhën Janar-Tetor 2017, si dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen për muajt e mbetur të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u diskutua për ecurinë e inkasimit të të hyrave, për angazhimet e zyrtarëve në lehtësimin e përmbushjes së tatimeve. Po ashtu, u fol edhe për ecurinë e procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahja e përgjithshme për proceset tatimore, në funksion të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore.

E nga ana tjetër, zv/ministri i Financave tha se si çdoherë ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj, për administrimin më të mirë të tatimeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera