Lajme

Drejtoresha e Doganës Shqiptare viziton Doganën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 09 June 2017

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare  Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtor është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës  Bahri Berisha.

Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona.

Derisa takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë:

-Advertisement-

 Shkëmbimi I informacionit midis dy administratave;

 Diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit;

 Lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve;

 Diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit;

Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera