Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 01 September 2020
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është takuar me drejtoreshën e Arsimit së Prishtinës, Shpresa Shala.
Nga SBASHK kanë njoftuar se temë e takimit kanë qenë përgatitjet që janë bërë e po bëhen në institucionet arsimore të komunës së Prishtinës për nismën e vitit shkollor më 14 shtator.
Në komunikatën për media nga SBAHSK thuhet se drejtoresha Shala është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un dhe ka treguar për angazhimet e shumta që janë bërë gjatë gjithë verës në përgatitjen e Udhëzimeve konkrete e pastaj edhe me angazhimet konkrete në institucionet arsimore.
“Ajo vlerëson se falë përkushtimit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit dhe gjithë të punësuarve në shkolla e institucione të tjera janë bërë përgatitje të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se 14 shatori do t’i gjejë të përgatitura institucionet arsimore për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar drejtoren për angazhimet dhe arritjet dhe e kanë falënderuar atë për bashkëpunimin korrekt me SBASHK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit. Ata i janë drejtuar drejtores me lutjen që mësimdhënësit e kësaj komune të lirohen gjatë këtij viti shkollor nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronik, por ato t’i shënojnë në ditarët klasik, ndërsa pjesën tjetër të aktiviteteve dhe vlerësimin e nxënësve ta bartin në ditarët elektronik”, thuhet në komunikatën për media.
E nesër drejtoresha Shala bashkë me SBASHK-un do të vizitojnë ndonjë nga institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet dhe angazhimet që janë duke u bërë me qëllim të përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...