Fokus

Drejtoria e Arsimit thotë se arsimtarja që kërcënojë fëmijët ka probleme psikike

Autori: Doresa Geci 17:50 | 08 November 2019

Me probleme psikike është konsideruar, A.M, arsimtarja e historisë në shkollën “ Emin Duraku”, nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

A.M gjatë ditës së premte ka kërcënuar me jetë nxënësit dhe Këshillin e Prindërve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi që ndaj saj është ngritur peticion për largimin nga puna.

Lexo edhe: Arsimtarja e historisë në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë kërcënon me jetë nxënësit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka thënë për Gazetën inFokus se arsimtarja e historisë ka probleme psikike.

“Konsideroj se ka probleme psikike dhe nuk po mundet me menaxhu vetën në raport më nxënësit dhe në raport kolege apo me drejtorin. Vazhdimisht ka probleme me nxënësit dhe keqtrajtim të nxënësve, sot ka pasur edhe mosmarrëveshje me një mësimdhënësit, dhe është dashtë me thirre policinë, ku e kanë dërguar në stacionin policor, nga gjendja e saj  nuk ka mundur të jep deklaratë, këto janë informuat të cilat ne i kemi, pasi që zyrtaret kanë dale menjëherë në vendin e ngjarjes”ka thënë Shala.

Sipas Shalës  e njëjta është larguar nga puna edhe para një viti, por me vendimin e gjykatës është rikthyer në punë.

“Në fakt është fjalë  për një mësimdhënës e cila para një viti është larguar nga puna nga Komisioni Disiplinor në nivel  komunal dhe me vendimin e Gjykatës është kthyer në vendin e punës. Dhe në tash në shtator e kemi sistemuar në shkollën ku ka punuar me herët”, ka deklaruar ajo për Gazetën inFokus.

Lexo edhe: Këshilli i Prindërve flet për arsimtaren e cila kërcënojë me jetë fëmijët

E, nga presioni që i është bërë drejtori të shkollës, Agron Mexhauni, ka pasur edhe probleme shëndetësore.

“Me vendimi e gjykatës ne kemi kthyer në punë por ajo ka vazhduar në avazin e vjetër, para dy ditë  ne e kemi pas drejtorin i cili ka qenë në gjendje shumë të rond shëndetësore për shkak të presonit  që ka pasur të cilat i ka pasur nga ajo dhe këshilli” ka thënë  drejtoresha.

Për arsimtaren e historisë, Drejtoresha e Arsimit ka paralajmëruar se do të largohet nga puna.

A.M ka qenë mësimdhënës në  shkollën “Pjetër Bogdani” por shkaqe  disiplinorë është largu në shkollën “Emin Durak” e prej aty është suspenduar për një vit./Gazeta inFokus/

 

Të tjera