Lajme

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, policia holandeze arreston “Boris Johnson”

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 02 May 2023

Policia në Groningen të Holandës arrestoi të dielën një burrë të quajtur “Boris Johnson” pasi shkaktoi një aksident automobilistik në gjendje të dehur.

Oficerët po hetonin një makinë që ishte përplasur në një shtyllë dhe ndaloi një makinë në një ndalesë trafiku.

Menjëherë ata konstatuan se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur një patentë shoferi me një figurë publike.

Dokumenti nuk përmbante vetëm emrin e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson 58 vjeç, por edhe foton e tij dhe datën e lindjes.

Siç njoftoi të hënën policia në Groningen, patenta e rreme e shoferit kishte një datë vlefshmërie deri në vitin 3000.

Dokumenti i rremë dyshohet se është lëshuar në Ukrainë në vitin 2019.

“Fatkeqësisht për personin, ne nuk ramë pas këtij falsifikimi”, shkruan policia në rrjetet sociale.

Shoferi i makinës, një burrë nga Groningeni, është kapur pranë vendit të aksidentit dhe u arrestua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera