Lajme

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arreston pesë persona në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 25 March 2018

Policia e Tiranës edhe mbrëmë ka kryer qindra alkool teste, me ç’rast janë arrestuar në flagrance katër drejtues mjetesh në gjendje të dehur, si dhe një drejtuese mjeti pa leje drejtimi.

Policia njofton po ashtu se ka tërhequr 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.44 mg/l.Sipas Policisë, në qindra alkool teste të realizuara, vlen të theksohet se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Megjithatë, janë tërhequr 14 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 163 km/h.

-Advertisement-

“Janë shoqëruar në pikë bllokimi 7 mjete për mos shlyerje të masave damibistrtative që varionin nga 6 deri në 9 masa. Janë dërguar në OASH 11 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit, si dhe 4 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera