Opinione

Drejtësia ndërkombëtare për luftën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 06 November 2020

Shkruan Kreshnik Hoxha

Unë si një student i fakultetit të drejtësisë dhe si një i ri nga Kosova, jam tejet i zhgënjyer dhe i brengosur për faktin që “përgjegjësitë e kësaj lufte “ në Kosovë nuk marrin epitetin e merituar nga Drejtësia Ndërkombëtare që e kemi të qartë edhe fajtorin që është agresori serbia*, për çfarë është “ Drejtësia “ ku shohim gjenocidin që është kryer në Kosovë dhe pasojat që janë shkaktuar nga kjo luftë me vrasje , spastrime etnike, përsekutime, dhunime e masakra të panumërta.
Në qoftë se do kishte egzistuar “Drejtësia e vërtetë“ do kishte japur llogari për këto veprime jashtëzakonisht barbare dhe çnjerëzore.

Një rast i veqantë apo rast pothuajse i vetëm që të hetohet një etni, e cila e kishte për qëllim vetëm mbrojtjen e nevojshme dhe atë ekstreme për territorin e vet, popullsinë dhe kontrollin, e të gjykohet për krime, e çuditshme, ndërsa agresori tani paraqitet si Viktimë; kjo është një degradimi i madh i Drejtësisë, ku dikush dëshiron që UÇK-në ta shpall organizatë terrioriste, ku është një realitet krejt tjetër, ku aparati shtetëror serb* sistematikisht ka ushtruar të gjitha llojet e ndikimeve, presioneve për marrjen nën kontroll të pushtetit më anë të dhunës, vrasjeve, përndjekjeve, shkatërrimeve të objekteve shkollore, fetare e spitaleve .

-Advertisement-

Mos tentoni ta njollosni UÇK-në sepse atëherë e njollosni Drejtësinë!

Gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë:

11.843 kosovarë prej tyre 1392 fëmijë deri 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, dhe 1739 femra, 1882 të moshuar mbi moshën 65 vjeçare.
Të pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.

Shkolla të shkatërruara- të dëmtuara me dokumentacion- 358, Zyra të vendit 71 , Shtëpi kulture 30, Bibloteka publike dhe shkollore 93 , Objekte shëndetësore 123 ,
Objekte fetare 220 ( Xhamia,Kisha,).

Pasojat e luftës ishin : okupim klasik i Kosovës : sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë : masakra të mëdha , vrasje të organizuara, madje edhe të familjeve të tëra.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 kosovarë.

UÇK nuk ishte okupuese, mirëpo ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe qëllimi i saj ishte dhe do të jetë vetëm Liria .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera