Lajme

Drejtësia as pas 3 vjetësh nuk arriti të zbardhë vdekjen e gruas së cilës dyshohet se iu dha gjak i gabuar

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 12 October 2018

Rreth tre vjet kanë kaluar dhe drejtësia nuk ka arritur të nisë hetim të mirëfilltë për vdekjen e 36-vjeçares, e cila dyshohet se vdiq për shkak se në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu dha dozë me grupin e gabuar të gjakut, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Kosovës pati thënë qysh në 2016 se rasti është iniciuar, por deri tash nuk ka as aktvendim për fillimin e hetimeve. Që nga atëherë janë ndërruar tre prokurorë.

Asnjëri nga prokurorët që e kanë pasur këtë rast nuk ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve. Krejt çfarë ka ndërmarrë Prokuroria në këtë rast është se kanë lëshuar autorizim për intervistimin e disa personave. Siç ka mësuar gazeta, janë intervistuar një pjesë e madhe e punëtorëve shëndetësorë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera