Lajme

Drecun: Përmes ligjit shqiptarët po synojnë t’ua mbyllin gojën dëshmitarëve të krimeve që i bëri UÇK

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 10 August 2020

Milovan Drecun, Presidenti i të ashtuquajturit Komitetit për Kosova dhe Metohinë, në një intervistë për televizionin serb, Pink, po thotë që shqiptarët po synojnë t’ua mbyllin gojën dëshmitarëve të krimeve që Dreçun thotë që i ka bërë UÇK.

Serbi pretendon që kjo po synohet përmes ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, shkruan gazeta Infokus.

“Shqiptarët kanë krijuar një imazh tejtër këto vite dhe ata e kanë trasnferuar përgjegjësinë për krimet e tyre tek forcat serbe”, ka thënë Dreçun.

-Advertisement-

“Në anën tjetër, mua më duket se ligji ka një funksion tjetër më të rëndësishëm se sa ai që thuhet, t’i parandaloj njerëzit që të flasin për krimet e UÇK-së dhe të mos thonë që në Reçak nuk kishte masakër, sikur për shumë vende ku u ekzekutuan shqiptarët dhe serbët”.

Dreçun thotë që ky ligj e ka edhe një qëllim tjetër, që të ja pamundësoj Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjej dëshmitarë, shkruan gaezta Infokus.

“Nëse e shihni se si është i strukturuar ligji dhe neni kryesor që thotë se “vlerat nuk mund të sulmohen” atëherë e shihni që edhe thotë se flamuri dhe betimi i terroristëve të UÇK-së nuk mund të sulmohet”, ka thënë Dreçun duke shtuar se betimi kishte të bënte me Shqipërinë e Madhe, për të cilin thotë që ishte qëllim strategjik dhe afatgjatë i formacioneve paramilitare serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera