Lajme

Drecun: Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, plan i mirë-dizajnuar i Thaçit dhe “miqve të tij”

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 24 December 2017

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për “Kosovë dhe Metohi”, Milovan Drecun, ka thënë se iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale ka qenë “plan i menduar mirë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe miqve të tij”.
Sipas tij, plani i tyre ka qenë dërgimi i një porosia ndaj bashkësisë ndërkombëtare se mund ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë nëse UÇK akuzohet për krime lufte.

“Me këtë hap, [Hashim] Thaçi ua hodhi dorezën në fytyrë Washingtonit dhe Brukselit, sepse janë pikërisht këto qendra të fuqishme që ndikuan në miratimin e ligjit përmes së cilit u formua kjo Gjykatë Speciale”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb dhe ka shtuar se kjo iniciativë ka treguar “frikën reale” të Thaçit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së se mund të jenë pjesë e listës së të akuzuarve të Speciales, transmeton Koha.net.

Ai ka kujtuar se peticioni për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është nënshkruar nga 16 mijë veteranë dhe ka shtuar se kjo është fuqia me të cilën establishmenti në Kosovë kërcënon “veçanërisht pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare”.

-Advertisement-

“Do t’i ngremë në këmbë ata 16.000 ish-terroristë që mund të bëjnë gjithçka, nëse ne akuzohemi – kjo është porosia e tyre”, është shprehur Drecun.

Drecun deklaroi se Komisioni që i drejton i ka dërguar Gjykatës Speciale të dhënat e mbledhura për “krimet e UÇK-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera