Lajme

Drecun: Haradinaj do t’a dëgjojë SHBA-në, do t’a heq taksën

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 24 January 2019

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecn, thotë se taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet, pasi sipas tij Haradinaj do të pranojë kërkesën e SHBA-së në mënyrë që të mos ketë probleme me ta.

Sipas politikanit serb, rezistenca e Haradinajt për të mbajtur vendimin për taksën, mund të lidhet edhe me zgjedhjet e mundshme që mund të mbahen në Kosovë.

“Haradinaj dëshiron të shfaqet para elektoratit si i pamëshirshëm, tek i cili amerikanët nuk mund të ndikojnë, si dikush që nuk ka frikë nga askush. Kjo është një filozofi terroriste e malit por vjen një kufi kur duhet të veprojë siç kërkojnë SHBA-të dhe të kërkojë dalje nga situata në mënyrë që të mos ngatërrohet. Mendoj se taksa do të hiqet”, deklaroi Drecun për “TV Pink”.

-Advertisement-

I pyetur për t’i komentuar deklaratat e shefit të kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi se qeveria nga Prishtina mund ta pezullojë përkohësisht taksën ndaj mallrave serbe, Drecun ka theksuar se kjo nënkupton se taksa do të pezullohet deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne vetëm dëshirojmë që taksa të hiqet, të mos ekzistojë më, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i vazhdojmë bisedimet”, theksoi ai. Drecun beson se SHBA-të kanë rol shumë të rëndësishëm dhe se presidenti amerikan Donald Trump me iniciativë personale i kushton rëndësi asaj që amerikanët dëshirojnë të ndodh.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera