Lajme

Reagon avokati Koci: Luani i Gjilanit është sjellë në Kosovë në kundërshtim me ligjin

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 21 November 2019

Gazeta inFokus ka raportuar gjatë ditës së djeshme në lidhje me reagimin e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, për luanin i cili po mbahet i mbyllur në Gjilan, dhe sipas tyre po keqtrajtohej.

Ndërsa këtë të enjëte avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur ky luan i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit dyshohet se është futur në Kosovë në mënyrë ilegale, shkruan gazeta inFokus.

Ai përmes një reagimi në facebook ka thënë se urgjentisht, duhet të fillojë procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e ekstradimit në ndonjë azil, duke theksuar se ky luan është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve.

-Advertisement-

“Luani i Gjilanit si po e quajnë kollokvialisht, është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme – në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!
Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filojë procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e ekstradimit në ndonjë azil.
Ka Evropa azile për Luaj!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri.
Luani i Shqipërisë, është konfiskuar dhe ekstraduar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.
P.s.
Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil i luanëve!”, ka shkruar avokati Koci./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera