Dramë në familje, të afërmit akuzojnë vjehrrën e Betinës së ndjerë: E shtynë drejt vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus
14:30 | 20 September 2022
19-vjeçarja Betina Ymeri u gjet e vrarur në fillim të shtatorit në banesën e të fejuarit të saj duke ngjallur mjaft dyshime tek të afërmit mbi shkaqet.
Prindërit e të ndjerës kanë lëshuar akuza në drejtim të dhëndrit të tyre në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke e akuzuar këtë të fundit se e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.
Nëna e 19-vjeçares tha se i fejuari e dhunonte vajzën, duke shtuar se për këtë gjë ishin në dijeni dhe familjarët e tij.
“Për ne ka qenë shumë e rëndë kjo ngjarje. Betina kishte gati 1 vit e fejuar, ishte njohur në klasën e 9-të dhe pas njëviti ata u fejuan. Martesa nuk ishte bërë, Betina qëndronte edhe tek ne edhe tek familja e të fejuarit. Atë ditë që u vetvar nuk jemi dëgjuar në telefon, por të gjithë e dinin se Betina keqtrajtohej nga i fejuari madje edhe vjehrri i saj e dinte.
Unë i kisha parë disa shenja vajzës, por ajo më pohoi se ishte rrëzuar dhe e besova. Por vajza ka pasur presion që nuk ka treguar. Por ajo atë ditë e ka pasur telefonin, madje më pohoi se do të shtrihej dhe do të pushonte pak. Nuk kam mundur te kuptoj asgjë rreth situatës së saj. Çika ka qenë në komunikim me mua dhe madje ajo më tha momentin e fundit se po lidhej në telefon me të fejuarin në Gjermani, por diçka ai i ka thënë se m’u duk e shqetësuar.
I fejuari 3 muaj jetonte në Gjermani dhe vetëm atë ditë që dhamë dëshminë ne ka ardhur ai. Por ne e themi me bindje se drejt vetvrasjes e ka çuar ai. Vajza është dhunuar dhe nuk ka treguar ka qenë e mbyllur brenda vetvetes. Madje atë ditë ajo ka qenë duke folur me të fejuarin sepse ai kishte njoftuar për vetëvrasjen të atin dhe ai erdhi në vendngjarje, pra ai e ka ditur se çfarë do bënte vajza. Madje vajza është dhunuar nga ai dhe familjarët e tij kanë ndërhyrë dhe ata e dinë që ai e dhunonte. Vjehrra shprehej se nuk bënte punët ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqenin dhe nuk dëshironte punët e vajzës”, pohoi për emisionin “Me zemër të hapur” nëna e vajzës së vetëvrarë.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...