Lajme

Dramë në aeroplan, udhëtari sulmon stjuardesën

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 07 July 2017

Aeroplani i kompanisë amerikane “Delta Airlines” është kthyer në Seattle pasi që njëri nga udhëtarët sulmoi stjuardesën, pas të cilës kanë reaguar udhëtarët tjerë duke ndaluar sulmuesin.

Një zyrtar i aeroportit ndërkombëtar Siettle-Tacoma tha se të dy personat janë dërguar në spital me lëndime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa pas kësaj aeroplani që ishte nisur drejt Pekinit është kthyer në aeroport, transmeton Reuters.

Udhëtari që ka sulmuar stjuardesën është arrestuar, por nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me incidentin.

-Advertisement-

Tash për tash nuk ka indikacione se incidenti ishte kërcënim për sigurinë shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera