Lajme

Dramatike| Trump e quan Trudeaun “dyfytyrësh”, largohet nga samiti i NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 04 December 2019

Në një video të kësaj dite u publikuan pamje të disa prej liderëve të shteteve më të forta në botë gjatë një bisede mes tyre, dukej sikur po talleshin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

E kjo nuk i pëlqeu aspak këtij të fundit, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, pas kësaj, Trump, e quajti Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, si “njeri me dy fytyra”.

-Advertisement-

Pas kësaj, Trump, anuloi konferencën për shtyp dhe pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s.

Presidenti amerikan u pyet edhe nëse e kishte parë klipin ku Macron, Trudeau, Boris Johnson dhe Princess Anne, dukeshin se talleshin me të.

“Epo, ai është me dy fytyra,” tha Trump për kryeministrin kanadez kur u mor në pyetje të mërkurën pasdite, dhe sugjeroi që komentet e pakontrolluara bazoheshin në zhgënjim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera