Dramatike, 30-vjeçari i shpëton vdekjes në detin e Greqisë, notoi për mbi 18 orë
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 10 July 2022
Thrilleri pati fund të lumtur për një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili arriti t’i shpëtonte vdekjes në det në Poseidi, Halkidiki të Greqisë.
Siç shkruajnë mediat greke, Ivani arriti të qëndronte gjallë duke notuar në det për mbi 18 orë.
I riu së bashku me dy miq të tij kishin shkuar për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi të Greqisë. Mirëpo, të tretë u përfshinë nga rrymat e forta në atë zonë.
25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. Ivani 30-vjeçar u pa sot në mesditë nga një anije mallrash, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.
Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonin drejt bregut të Pelionit.
Një mjet lundrues i rojes bregdetare e kapi 30-vjeçarin, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë . Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.
Aty është marrë nga autoambulanca. I riu i shpëtuar është dërguar në Qendrën Shëndetësore Kasandra për ta marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai është me shëndet të mirë dhe me humor pozitiv, por kuptohet shumë i stresuar dhe i tronditur.
30-vjeçari u vërejt nga helikopteri i Forcave Ajrore greke që ka marrë pjesë në hetime duke lundruar drejt brigjeve të prefekturës së Larisës dhe Pelionit.
Anija e cila kishte nisur udhëtimin nga porti i Selanikut, po lundronte në brigjet e Nea Skioni dhe ishte angazhuar nga Ministria e Transportit për nevojat e hetimeve për gjetjen e personave të zhdukur.
Ekuipazhi i anijes së mallrave e ka rrethuar 30-vjeçarin, ndërsa prej andej ai është marrë nga një patrullë e Autoritetit Portual të Malit Athos dhe është transportuar në bregdet, në portin e Nea Skionit.
Po vijojnë hetimet për gjetjen e personit të tretë që rezulton ende i zhdukur.
Tre të rinjtë shkuan për not pasditen e së shtunës, pasi njëri prej tyre kishte ditëlindjen.
25-vjeçari, i cili u shpëtua i pari, thuhet se u tha autoriteteve se dy miqtë e tij “u gëlltitën nga deti”.
Në këtë zonë të veçantë rrymat detare janë shumë të forta dhe shumica e vendasve shmangin notin atje për shkak të rrezikut të lartë. Ditën e djeshme, në fakt, situata në Pikën e Poseidonit është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta me intensitet 6 Bofort.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...