Rozë

Drake i dërgon një mesazh ‘dashurie’ Rihanna-s (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 29 August 2017

Duket se lidhja e bukuroshes nga Barbadosi Rihanna me miliarderin Hassan Jameel i ka bërë Chriss Brown dhe Drake, dy ish- të dashurit e saj më të përfolur të pendohen.

Pas deklaratave të Chriss se vazhdonte ta donte edhe pse ishte i sigurt se nuk do mund të ktheheshin më, tani është radha e Drake. Reperi i njohur ka postuar një foto në Instagram teksa rrinte mendueshëm në divan.

Në pamje te parë duket një foto normale, por jo. Fansat sy shqiponjë të tij vunë re se ai kishte veshur çorapet e Rihannës. 30- vjeçari po i mbante këmbët e ngrohta me çorapet të Rihanës.Mbi foton ai kishte shkruar thjesht “Punë”.

Tani që e shikojmë me një tjetër këndështrim foton, nuk duket si një detaj që i ka shpëtuar Drake. Ndoshta ka pasur si qëllim t’i përçojë një mesazh…

-Advertisement-

1 vit më parë ai i deklaroi dashurinë në skenën e MTV Video Music AWards 2016, për t’u ndarë 2 muaj më vonë.

Rihanna aktualisht është në një lidhje me miliarderin Hassan Jameel, ku sipas burimeve të brendshme, ata janë shumë të dashuruar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera