Lajme

Dragash: Gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 27 January 2024

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të Dragashit.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente të paligjshme të cilat kanë logo të Serbisë dhe siç thuhet në raport, të strukturave ilegale.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë- Komuna e Dragashit, ku gjatë kontrollit  janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale”, thuhet tutje në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera