Drafti për Asociacionin shkon drejt në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 06 August 2018
Drafti me Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është dashur të dorëzohej në Qeverinë e Kosovës, shkon drejt në Bruksel. Ekipi menaxhues për hartimin e Asociacionit, që përbehet vetëm prej pjesëtarëve të komunitetit serb, pritet që sot ta dorëzojë atë në Bruksel.
Analistë politik në Kosovë e konsiderojnë absurde këtë situatë, derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se pas dorëzimit të dokumentit në Bruksel, atje do të ftohet edhe pala kosovare.
Qeverisë së Kosovës ende nuk i është dorëzuar drafti i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte paraparë. Madje, ende nuk kanë pranuar asnjë ftesë për takim atje.
Këtë e thotë për KosovaPress, Donjeta Gashi nga zyra për marrëdhënie me mediat.
“Qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ana e ekipit menaxherial, qe mund te quhet si draft statut i Asociacionit. Ky dokument dërgohet ne Bruksel, ku do te ftohet edhe pala kosovare. Aktualisht ne nuk kemi pranuar dokument dhe as ftesë për takim”, thotë Gashi.
4 gushti ishte data e fundit kur ekipi menaxhues duhej të dorëzonte draftin për Asociacionin.
Por, ekipi menaxhues ka vendosur që atë ta dërgojë në Bruksel dhe ekzekutivit kosovarë t’ua jap vetëm procesverbalin.
Me dërgimin e dokumentit në Bruksel fillimisht dhe jo në Qeverinë e Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, tregohet se krijimi i Asociacionit do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, pra me kompetenca ekzekutive.
Sipas tij, është absurde që drafti të dërgohet në Bruksel para së të shkojë në institucionet e Kosovës.
“Është absurde që drafti i statutit të asociacionit të dërgohet në Bruksel para se të iu shkojë institucioneve të Kosovës, dhe për më keq institucionet e Kosovës, në këtë rast Qeveria, vetëm do t’i marrin procesverbalet nga Brukseli. Pra kjo na tregon se Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, siç kanë thënë vite me radhë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen, por do të jetë fatkeqësisht një institucion me kompetenca ekzekutive që nënkupton një autonomi për veriun e vendit. Dhe, kjo pra është e rrezikshme duke pas parasysh që një autonomi për veriun e vendit do ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës”, thotë ai.
Kujtojmë se ekipi menaxhues që është krijuar për hartimin e statutit të AKS-së në përbërje ka vetëm pjesëtare të komunitetit serb.
Puna e tij, nisi në muajin prill të këtij viti.
Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb.
Kujtojmë se ekipi menaxhues për hartimin e draft statutit kishte dorëzuar procesverbalin në Qeverinë e Kosovës, por që i tëri ishte në alfabetin cirilik. Kështu zyra e kryeministrit e kishte kthyer atë prapa.
Tani, pas dorëzimit në Bruksel, procesverbali pritet të dorëzohet në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal dhe pas përkthimit të dorëzohet në Zyrën e Kryeministrit./
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...