Lajme

Drafti i Asociacionit dorëzohet direkt në Bruksel, Qeveria merr vetëm procesverbalet

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 06 August 2018

Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës. I njëjti do të dorëzohet direkt në Bruksel.

Por, ekzekutivit do t’i dorëzohen vetëm procesverbalet e punës.

“Raporti i punës së ekipit menaxhues sot dorëzohet në MAPL dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në Zyrën e Kryeministrit”, ka thënë ky burim për KALLXO.com

-Advertisement-

Herën e kaluar ZKM e ka kthyer prapa raportin e punës (procesverbalet) për arsye se ka qenë vetëm në alfabetin cirilik në gjuhën serbe, dhe ka kërkuar të përkthehet.

Për këtë arsye, i njëjti posa të përkthehet sot ose nesër dërgohet në Qeveri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera