Draft-statuti i Ramës, Sejdiu: Nuk është në praktikën ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus
21:17 | 08 June 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.
Lidhur me këtë çështje në “RTK Prime”, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh se “kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që, tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.
Ish-presidenti Sejdiu foli edhe për kohën kur zhvilloheshin takime të niveleve të larta shtetërore në periudhën e shpalljes së pavarësisë, dhe takimet e të sotmes, për të cilat i vlerëson si dy kontekste të ndryshme kohore, qoftë për nga tema, për nga intensiteti qoftë për nga involvimi i partnerëve ndërkombëtarë në procese të caktuara.
Për periudhën e kohës së shpalljes së pavarësisë, ish-presidenti Sejdiu shprehet se ka qenë e përshkuar me një mbështetje të pa rezervë të ndërkombëtarëve, veçmas të vendeve të QUINT-it, sidomos në momentin e shpalljes së pavarësisë së vendit.
Në këtë vazhdë, ish-presidenti Sejdiu kujtoi edhe procesin e dialogut, që, sipas tij, ka pasur rënie e ngritje, varësisht nga rrethanat.
“Them se ajo periudhë ka qenë me një prezantim të dinjitetshëm i ekipit negociator të Kosovës. Ekipi ka qenë homogjen në aspektin e vizionit politik”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.
Ndërkaq për paralajmërimet e ditëve të fundit nga partnerët ndërkombëtarë, ish-presidenti Sejdiu tha se duhet pasur kujdes të veçantë, sepse nuk është se mund të vijnë përnjëherë, por duke pasur parasysh rrethanat dhe proceset. “Konsultat janë të domosdoshme, ngase Kosova duhet të ketë kujdes në ujdinë me ndërkombëtarët, që kjo situatë të kapërcehet si duhet”, deklaroi Sejdiu.
Lidhur me propozimin e draft-statutit të kryeministrit Rama për Asociacionin, ish-presidenti Sejdiu kundroi në disa rrafshe. Ai vlerësoi se në aspektin e ndihmës nuk i mohohet askujt, qoftë në kuptimin e ideve, debateve, etj., derisa në aspektin tjetër, që ka të bëjë me hartimin e një drafti mund të interpretohet si një dokument që anashkalon Kosovën në këtë rast, derisa bëhet për Kosovën.
“Kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale, ndaj s’mund t’i komentojë idetë që janë dhënë”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu, teksa shtoi se kjo qasje hap shumë tema dhe nuk është në pjesën e praktikës ndërkombëtare.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































