Lajme

Draft-statuti i propozuar nga Rama, reagon zëdhënësi i BE-së

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 09 June 2023

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania në lidhje me dhënien e informacioneve mbi draft-statutin e propozuar nga kryeministri Rama për formimin e Asocacionit në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Në përgjigjen dërguar gazetarit Thimi Samarxhiu, Stano, theksoi se çdo propozim dhe konribut konstruktiv është i mirëseardhur, në lidhje me lëhtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano zgjedh të mos japë detaje mbi përmbajtjen e draft-statutit të propozuar, por nënvizoi se diskutimi dhe hartimi i statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.Ai shtoi se shpreson që BE-ja të mirëpresë sa më parë seancën për hartimin e Asocacionit, e cila ishte planifikuar për në datën 5 qershor, por që u shty për shkak të zhvillimeve në Veri.

-Advertisement-

“Çdo kontribut konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të të cilit po diskutohet Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, është i mirëseardhur.

Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Siç është thënë dhe më herët, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.Një ftesë për seancën e parë hartuese të Asocacionit në nivel ekspertësh iu dërgua të dyja palëve më 5 qershor.

Takimi nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të përshkallëzimit në terren.Në vend të kësaj, Lajčák udhëtoi për në Prishtinë dhe Beograd.
BE-ja si Lehtësues i Dialogut është gati të presë së shpejti seancën e hartimit dhe është në kontakt me të dyja palët”, thuhet në përgjigjen e Peter Stanos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera