Doza përforcuese, e nevojshme kundër Omicronit
Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 22 January 2022
Tre studime të publikuara të premten ofruan më shumë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj variantit Omicron, të paktën në mesin e atyre personave që kanë marrë doza përforcuese.
Këto janë studimet e para të mëdha të kryera në SHBA, që kanë shqyrtuar mbrojtjen që garantojnë vaksinat kundër variantit Omicron, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
Gjetjet i bëjnë jehonë kërkimeve të mëparshme, përfshirë studimeve të kryera në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë se vaksinat në qarkullim janë më pak efektive kundër Omicronit krahasuar me variantet e mëparshme të koronavirusit, por se dozat përforcuese përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen.
Studimi i parë shqyrtoi shtrimet në spital dhe vizitat në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv në 10 shtete, nga gushti deri në muajin janar.
Sipas gjetjeve, efektiviteti i vaksinës ishte më i mirë pas tre dozave të vaksinave Pfizer ose Moderna në parandalimin rasteve që trajtoheshin në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mbrojtja ra nga 94% gjatë valës me variatin Delta në 82% gjatë valës me Omicron. Mbrojtja nga vetëm dy doza ishte më e ulët, veçanërisht nëse kishin kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Studimi i dytë u përqendrua në rastet me COVID-19 dhe niveli i vdekshmërisë në 25 shtete, nga fillimi i prillit deri në Krishtlindje. Ata persona që kishin marrë dozën përforcuese kishin mbrojtje më të lartë kundër infeksionit me koronavirus, si gjatë kohës kur dominonte varianti Delta, ashtu dhe kur Omicroni po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotërues mes infeksioneve të reja.
Dy studimet u publikuan në internet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane publikoi studimin e tretë, të udhëhequr gjithashtu nga studiues të CDC-së. Studimi shqyrtoi ata persona që rezultuan pozitivë për COVID-19 nga 10 dhjetori deri më 1 janar, në më shumë se 4600 pika testimi në të gjithë SHBA’në.
Tre injeksione të vaksinave Pfizer dhe Moderna ishin rreth 67% efektive kundër sëmundjeve simptomatike të lidhura me Omicronin krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Studiuesit zbuluan se dy doza, nuk ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër Omicron.
“Kjo tregon realisht rëndësinë e marrjes së një doze përforcuese”, tha Emma Accorsi, përfaqësuese e CDC-së, dhe një nga autoret e studimit.
Të tjera
-
Kurti: Ndalimi i kosovarëve në Serbi u paralajmërua nga Vuçiqi, qindra persona u privuan nga ushqimi e mjekimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë nda...
-
Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik
Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses e...
-
72 aksidente për një ditë, 21 prej tyre me të lënduar
Në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 72 a...
-
Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeç...
-
Kurti i thërret ministrat, mbahet një mbledhje e Qeverisë – ky është rendi i ditës
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. ...
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri ...
-
Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës
Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosov...
-
E bëri për spital një person në Podujevë, arrestohet
Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një zënke që kish...
-
Kaloi kufirin ilegalisht, arrestohet një serb në Leshak
Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb është arrestuar gjatë ditës së në f...
-
Zhduket një grua në Shtime
Një person nga komuna e Shtimës ka raportuar në polici se një grua gjatë ditë...
-
Shpërthím në veri, hidhet një grąnątë dore në oborrin e një shtëpie
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në pjesën verio...
-
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë ...