Doyle: Julius von Bone caktohet mbrojtës i Salih Mustafës, Thaçit dhe Veselit iu vazhdohet paraburgimi
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 22 February 2024
Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së tregoi për zhvillimet gjatë kësaj jave në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, ku njoftoi se më 15 shkurt trupi gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në vendime të veçanta për secilin.
“Për të dy të akuzuarit, gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që ata të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra të tjera penale ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë gjykim. Trupi gjykues vazhdoi të ishte i mendimit se këto rreziqe mund të zvogëlohen vetëm nëpërmjet kornizës së monitorimit të komunikimeve në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, ku përfshihen edhe masat e urdhëruara kohët e fundit nga trupi gjykues”, tha Doyle.
Po ashtu, Doyle bëri të ditur se më 21 shkurt, administratorja njoftoi gjykatësin e vetëm që është caktuar të mbikëqyrë zbatimin e urdhrit për zhdëmtime të trupit gjykues I në çështjen gjyqësore Salih Mustafa, lidhur me emërimin e Julius von Bone si mbrojtës të Mustafës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me zhvillimet tjera, zëdhënësi i DhSK-së tha se në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, trupi gjykues e deklaroi të mbyllur fazën e paraqitjes së provave dhe caktoi datat për paraqitjen e deklaratave përmbyllëse nga 15 deri më 19 prill 2024.
Në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, gjatë kësaj konference u tha se këtë javë kanë dhënë dëshmi dëshmitarët e 45-të dhe 46-të të thirrur nga Prokuroria, kryesisht në seanca publike.
Duke filluar nga e marta, dëshmitari i 46 dëshmoi me pseudonim, por pa ndryshim të pamjes apo të zërit, lidhur me pretendimin për rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij në zonën e Rahovecit.
Po ashtu, u tha se pas seancës së rregullt të gjykimit të ditës së djeshme, trupi gjykues II mbajti një seancë të veçantë për të diskutuar kalendarin dhe aspekte të planifikimit të gjykimit, përfshirë mundësinë e thjeshtimit të provave të paraqitura nga Prokuroria, si edhe marrjen e masave që më shumë seanca gjyqësore të bëhen publike.
“Në të njëjtën çështje gjyqësore, javën e kaluar u dorëzuan parashtrime publike lidhur me ndryshimin e mbrojtësit dhe bashkëmbrojtësit të dy prej të akuzuarve. Më 16 shkurt, administratorja e DhSK-së e informoi trupin gjykues për përfundimin e emërimit të Dejvid Jang si bashkëmbrojtës i z.Rexhep Selimi”, tha Doyle.
Po ashtu, u tha se pasi që trupi gjykues miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si kryembrojtës i Thaçit, administratorja emëroi Luka Mishetiqin kryembrojtës të Hashim Thaçit, më 19 shkurt.
Gjatë seancës së 20 shkurtit, trupi gjykues i dha urdhër gojor Luka Mishetiqit që të dorëzojë listën e përditësuar të ekipit të mbrojtjes së Thaçit deri më 11 mars.
Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, sipas zëdhënësit të DhSK-së, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake së bashku me listën e dëshmitarëve që synon të thërrasë dhe listën e provave materiale që propozon të paraqesë gjatë gjykimit për vërtetimin e akuzave.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Hall...
-
Besnik Tahiri: “Sondazhi i fundit, LVV është 16% më pak”
Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Lendita Bekteshi nga LDK-ja premton angazhim për ndryshimin e nevojshëm në Kosovë: Rruga e re fillon tani
Lendita Bekteshi, kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e Lidhjes D...
-
Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Bedri Hamza sot ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta k...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Trump del publikisht me ofertë për Putinin për ndaljen e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin e tij social në Truth, paralajm...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania
Lëvizja Vetëvendosje duket se është në panik. LVV-ja po mundohet që t’i sj...
-
Albin Kurti i dha 350 mijë euro të buxhetit për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicr...
-
Vjen kritika e parë e Grenellit, i reagon Konjufcës: Për katër vite komplimentuat Biden, pse tash po ankoheni?
E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi...
-
Aksident në Pavlan të Pejës, gjashtë të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Pavlan të Pejës, k...
-
Gjenerali i FSK-së, Xhevahir Geci, me numër 35, hap zyrë në Skenderaj për të dëgjuar hallet e qytetarëve
Xhevahir Geci, ish gjeneral në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe kontrib...
-
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që dje i bëri e ngarkuara me p...