Dosti i Hysen Durmishit që përfitoi disa tenderë milionësh gjatë Qeverisë Kurti pranon fajësinë në gjyqin për mashtrim e keqpërdorim në prokurim publik
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 21 November 2024
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të mërkurën, i akuzuari Bujar Shabani, drejtori i kompanisë “Bageri” ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”
“Pas angazhimeve të mëdha që ishin në kompani nuk kam arritur t’i menaxhoi dhe kontrolloi të gjitha procedurat e tenderimit për ndonjë lëshim eventual, pasi që jam përgjegjës i kompanisë. E pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën më ngarkon akuza prokurorit të shtetit”, ka deklaruar i akuzuari Shabani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, mbrojtësi i tij, avokati Fitim Shabani deklaroi se pas analizimit të provave, kanë arritur në përfundim që objektivisht dokumentet apo kontraktimet mund të kenë qenë të rregullta por që procedurat e udhëhequra brenda kompanisë janë zhvilluar në mënyrë joadekuate.
Pranimin e fajësisë nga i akuzuari Shabani nuk e ka kundërshtuar prokurori Valdet Avdiu e më pas e ka aprovuar edhe kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi.
Tutje, në këtë seancë është dhënë fjala përfundimtare nga palët në procedurë.
Prokurori Avdiu tha se pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari i propozon gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor, ndërsa të ketë parasysh rrethanat lehtësuese, ku sipas tij, përveç pranimit të fajësisë as tenderët e shpallur nuk janë fituar dhe nuk janë realizuar, andaj s’ka pas pasoja.
Ndërkaq, avokati Shabani në fjalë përfundimtare tha të merren parasysh se karakteristikat specifike të rastit, me theks të veçantë këto kontrata nuk kanë qenë esenciale që të fitohen, as këto projekte dhe as të tjera.
“Kjo kompani ka të paktën 15 inxhinier në çdo projekt, andaj gjithçka ka qenë vetëm për siguri të kompanisë. Kjo kompani ka 300 punëtor dhe një administratë prej 20 punëtorëve, ku lëshimet janë njerëzore dhe të kuptueshme”, tha avokati Fitim Shabani.
Me kaq dhe përfundoi gjykimi për këtë rast, ndërsa seanca për shpalljen e aktgjykimit u caktua në një datë tjetër.
Ndryshe, më 3 maj 2023 i akuzuari Bujar Shabani drejtor i kompanisë “Bageri”, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.
Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Hysen Durmishi, në prill të këtij virti është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit për tenderin rreth 40 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Ministria e Infrastrukturës e ka shpërblyer me tender 8.6 milionë euro grupin e operatorëve ekonomikë, Bageri, Asfalti dhe El Bau.
Oferta prej 8.6 milionë euro e grupit të operatorëve ekonomikë, Bageri, Asfalti dhe El Bau nuk ishte më e lira. Megjithatë u përzgjodh si më e mira e mundshme në fund, meqë shtatë kompanitë e tjera që ofertuan më lirë u eliminuan për shkak siç u tha mos përmbushjes së kritereve të kërkuara në Dosjen e Tenderit.
Të tjera
-
Tensione në protestën për vrasjen e 14 vjeçarit në Tiranë, një nënë i bie të fikët para kamerave
Këtë të enjte, prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Minis...
-
“Albana Bytyqi 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK” – Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren...
-
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia
Sot rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake nga Po...
-
Miratohet amandamenti, Bajrami: Tre milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka denoncuar pu...
-
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e madhe e tij i kushtohet Onkologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se buxheti i kësaj ministrie pë...
-
Haxhiu para gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dal sot para gjykatës. Kjo për ...
-
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për këtë javë, rinis më 25 nëntor
Gjykata Speciale njofton se Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar për...
-
Bogujevci e VV i thotë “ec more baju” Haki Abazit, ky i fundit ia përmend 100 mijë eurot
Pas përplasjes mes deputetëve Gani Krasniqi dhe Haki Abazi, është përfshirë e...
-
Një tjetër incident në Tiranë – plagoset me thịkë 20-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Qytetin Stude...
-
Bitcoin thyen një tjetër rekord, kaq ka shkuar
Bitcoin iu ka afruar shifrës 100 mijë dollarë. Kjo pasi investitorët po thonë...
-
Deliu-Kodra, pushtetit: Marre – mbylleni këtë debat, siç i tha edhe ministrja gazetarit
Blerta Deliu Kodra, deputet e PDK-së, pati kritika për pushtetin, në seancën ...
-
Tezja e 14-vjeçarit të vrarë humb ndjenjat në protestë, largohet me ambulancë
Dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, morën pjesë këtë të enjte në një marsh...