Lajme

Osmani ngushëllon familjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 21 November 2019

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngushëlluar familjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Graçanicë, Imri Ajeti, i cili pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë gjatë kësaj të mërkure, shkruan gazeta inFokus.

“Ngushëllime gjithë familjes, miqve e bashkëpunëtorëve për humbjen e Imri Ajetit. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, ka shkruar Osmani.

Theksojmë se kryetarit të Degës së LDK-së në Graçanicë, Imri Ajeti, të enjëtën i është dhënë lamtumira e fundit./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera