Fokus

Dosjet e speciales| Dëshmia e gruas shqiptare që akuzon UÇK-në që ia morën burrin e vjehrrën

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 07 September 2020

Në mesin e dosjeve që dyshohen se janë nga Task Forca Speciale e Hetimeve, që prej 2016 është nën ombrellën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka edhe dëshmi konkrete që u dhanë edhe nga shqiptarët kundër UÇK-së.

Në mesin e këtyre mijërave dokumenteve e të cilat i posedon edhe Gazeta Infokus është edhe një rast i një gruaje e cila akuzon UÇK-në që ia morën burrin dhe vjehrrën e nuk i pa kurrë më, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus nuk do të publikoj asnjë të dhënë të këtyre personave, megjithatë në këtë dëshmi të cilën e siguron Infokusi, thuhet që gruaja në fjalë, në prokurorinë serbe, ka dëshmuar për krejt rastin e familjes së saj.

-Advertisement-

Sipas saj katër persona të UÇK-së ia morën burrin dhe vjehrrën me arsyetimin se vetëm do t’i intervistojnë për krimet serbe.

Megjithatë, ajo thotë shton që një i afërm i ka thënë se ata janë dërguar në Drenicë, mirëpo, ajo nuk i ka parë asnjëherë më ata.

Kjo dëshmi e dhënë nga gruaja në fjalë nga prokuroria serbe iu është dorëzuar Task Forcës Speciale të Hetimit.

Për këto dokumente, Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe e ka pyetur se si kanë rrjedh dokumentet dhe se a rrezikohen edhe hetimet e edhe dëshmitarët.

Megjithatë, nga kjo Zyre, nuk kanë pranuar që të japin as edhe një koment.

Lexo edhe:

Specialja pa koment për rrjedhjen e dokumenteve sekrete

Krejt këto dosje, mbi 4 mijë faqe, sipas nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj iu dorëzuan mëngjesin e së hënës Zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë, nga një person i panjohur.

E aty, ishte edhe një mbishkrim, që edhe dosje të tjera shpejtë do t’i dërgohen kësaj organizate.

E Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka akuzuar specialen se nuk po mund t’i mbroj dokumentet sekrete e as ata që i quajnë dëshmitarë të mbrojtur./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera