Lajme

Dosja me 1800 faqe e Habilajve dorëzohet e plotë tek Krimet e Rënda

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 20 November 2017

1800 faqe nga dosja e bandës së Habilajve e sjellë nga Italia është përkthyer e gjitha.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se dosja është përkthyer e plotë për 10 ditë dhe këtë të hënë dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në media kanë dalë rreth 400 faqe përgjimesh deri tani.

Përgjimet e bandës së Habilajve ishin bërë jo vetëm në Itali, por edhe në Vlorë dhe Tiranë.

-Advertisement-

Në përgjimet që kishin në dispozicion italianët përfshiheshin bisedat dhe mesazhet telefonike dhe përgjime ambjentale në makinat e Habilajve dhe miqve të tyre.

Ishin këto përgjime që përforcuan dyshimet për lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Habilajve, pasi ish ministri i Brendshëm përmendej dia herë për paratë që fitonte nga trafiku i drogës dhe për dhuratat që i bëheshin familjarëve të tij.

Mbetet për t’u parë nëse Tahirit i janë bërë dhurata të tjera nga Habilajt, pas përkthimit të dosjes me 1800 faqe qe mbërriti nga Italia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera