Lajme

Dosja e Prokurorisë: Si e kishte urdhëruar Nagip Krasniqi shefin e prokurimit të nënshkruante kontratë të dyshimtë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 20 April 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë që kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, t’i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh dhe një pjesë e dyshimeve tanimë janë zbardhur.

Paraburgimi u dha me arsyetimin se ka rrezik ndikimi në dëshmitarë e prova nga Krasniqi..

Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka publikuar një pjesë grupi Koha, thuhet se Krasniqi dyshohet për dy kontrata të dëmshme. Njëra me kompaninë “Litwin SA” që kishte vlerë rreth 3.5 milionë euro për kaldaja në bllokun A5.

-Advertisement-

Tjetra në vlerë prej 60 mijë eurosh për konsulencë ligjore.

Sipas dosjes, dyshimet janë që shefi i prokurimit Ymer Dragusha ishte urdhëruar ta nënshkruante kontratën edhe pse ka pasur rekomandim nga komisioni lidhur me anulimin e tenderit. Kjo pasi kompania nuk po iu përmbahej kushteve.

KEK-u në një reagim para pak kohësh ka deklaruar se për riparimin e kaldajës së njësisë A5 kontrata në fjalë ishte anuluar më 20 mars 2023 dhe kjo korporatë “nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar”.

Si rezultat, është dëmtuar buxheti i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Krasniqi po dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, për “keqpërdorim i autoritetit e pozitës zyrtare” si dhe për “konflikt interesi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera