Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit të fundit për vr*sjen e Oliver Ivanoviq
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 23 January 2024
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 dhjetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, të cilin e ngarkon me katër vepra penale.
Sipas aktakuzës, Mihajloviq akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal të organizuar, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare, kanosje dhe për falsifikim të dokumenteve.
Akuza thotë se i njëjti, nga viti 2014 e tutje, si anëtar i grupit të organizuar dhe i strukturuar kriminal së bashku me Nedelkjo Spapojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, duke vepruar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, me role të caktuara dhe në bashkëpunim ndërmjet vete kanë vepruar për një periudhë të gjatë kohore, ku secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllime të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi ka ardhur deri tek vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, shkruan “Betimi për Drejtësi”
Dispozitivi i parë i akuzës kundër Mihajloviq thotë se i njëjti më 2 mars 2019, në Mitrovicë, deri sa ishte duke u zhvilluar procedura penale për disa nga të akuzuarit, me qëllim të nxitjes së dëshmitarit B1 për të refuzuar dhënien e dëshmisë në procedurë paraprake, e që paraprakisht kishte dijeni se është dëshmitar anonim në këtë proces, ku gjatë bisedës në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit i ka thënë “Mos u bë i marrë, mos më lidh mu me këtë punë”.
Ndërsa, kur i kishte thënë se “ti e din shumë mirë se kush po i kryen këto vrasje, këto krime”, i pandehuri Mihajloviq e ka kanosur me fjalët “Mos i përmend këto gjëra, se për këto të shkon edhe koka sepse pas këtyre gjërave qëndrojnë forcat e fuqishme shtetërore”.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 paragrafi1 lidhur me veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 394 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me paragrafët 4 dhe 5 të KPRK-së.
Ndërkaq, dispozitivi i dytë i akuzës thotë se Mihajloviq më 25 tetor 2021, përmes telefonit e ka kanosur seriozisht personin zyrtar, hetuesin e Inspektoriatit Policor të Kosovës (IPK), tani të dëmtuarin Zhivorad Jovanoviq, në atë mënyrë që Mihajloviq përkundër që kishte urdhër arrest aktiv, ishte intervistuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë dhe ishte liruar dhe për këtë arsye IPK kishte filluar hetimet ndaj zyrtarëve policor të cilët e kanë liruar të njëjtin.
Tutje, në dosje thuhet se me të kuptuar se IPK ka filluar hetimet ndaj policëve, i pandehuri Mihajloviq përmes telefonit e kërcënon me fjalët “E kam siguruar numrin e telefonit tuaj, e di se ku jeton dhe i di të gjitha lëvizjet e tua, kush je ti që më ndjek mua, keni me pa se si do të përfundoni”, me ç’rast ka shkaktuar frikë tek zyrtari hetues i IPK-së.
Me këto veprime, Mihajloviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Tutje, sipas dispozitivit të tretë të kësaj akuze, Mihajloviq akuzohet se më 19 tetor 2022, në Mitrovicë, derisa njësitë policore ishin duke kryer arrestimin e tij sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata, i njëjti prezantohet se nuk është personi Milan Mihajloviq, por që është një tjetër person me emrin Zvevdan Andrejiq.
Mirëpo, gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur edhe letërnjoftimi i Republikës së Serbisë, i falsifikuar në emër të Zvezdan Andrejiq por me foto të tij, të cilin e kishte përdoruar me qëllim të mos arrestimit të tij.
E me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Të gjitha këto akuza Mihajloviq i kishte mohuar në deklaratën e dhënë në prokurori më 8 mars 2023.
Ai kishte deklaruar se gjatë kohës së vrasjes së Oliver Ivanoviq nuk kishte qenë në Mitrovicë por në Leposaviq në një kafiteri.
I njëjti po ashtu në prokurori kishte mohuar të ketë marr detyra nga Milan Radojçiq dhe se emrat e përmendur në aktakuzë nuk i njeh asnjë nga ta.
Edhe dëshmitarët të cilët janë të përfshirë në këtë procedurë penale Mihajloviq kishte deklaruar se nuk i njeh.
Po ashtu, i njëjti e kishte mohuar kategorikisht që ta ketë kërcënuar zyrtarin e IPK-së apo të ndërmarr ndonjë veprim kundër tij.
Sa i përket dokumentacionit të falsifikuar në emër tjetër, ai ka mohuar se ka ndërruar emër dhe të ketë paraqitur atë dokument diku.
Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, ku për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...