Sport

Dortmundi thyhet në Bavari, Augsburg i jep asist Bayernit!

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 02 March 2019

Një skuadër nga Bavaria i jep një asist fantastik Bayernit në garën për titull. Borussia e Dortmundit u mposht 2-1 nga Augsburg në sfidën që hapi javën e 24-ët të Bundesligës.

Një humbje që djeg kjo për verdhezinjtë pasi në rast fitoreje të Bayernit në transfertën e vështirë ndaj Gladbah, Dortmundi dhe bavarezët do të barazoheshin me pikë.

Golat për Augsburg u shënuan nga koreano-jugori Ji Dong-Won, ndërsa për Dortmundin golin që ngushtoi shifrat e realizoi spanjolli Paco Alcacer i cili u fut në fushë pjesën e dytë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera