Sport

Dortmundi shënon fitore të madhe në udhëtim te Sevilla

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 17 February 2021

Dortmundi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sevilla, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Milionerët’ kanë triumfuar me rezultat 2-3 në duelin e zhvilluar në ‘Estadio Ramón Sánchez Pizjuán’.

Golat për Dortmundin i shënuan Erling Haaland 2x (27’ dhe 43’) dhe Mahmoud Dahoud (19’), kurse për Sevillan realizuan Suso (7’) dhe Luuk de Jong (84’).

-Advertisement-

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tri javë në ‘Signal Iduna Park’ në Dortmund të Gjermanisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera