Sport

Dortmundi, në krizë pa Aubameyangun. Mposhtet 2-1 nga Stuttgarti

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 18 November 2017
 Pa sulmuesin e tyre më të mirë në fushë, i pezulluar për arsye disiplinore, Borussia Dortmund nuk ka mundur të mposhtë portierin kundërshtar dhe e ka çuar në 5 serinë e ndeshjeve pa fitore në Bundesliga.

Stuttgarti duket se ka përfituar më së miri nga kjo mungesë e rëndësishme, ndërsa kaloi i pari në avantazh pas vetëm 4 minutash lojë me Akolo. Barazimi i përkohshëm për Dortmundin do të vinte në minutën e 47, me anë të Philipp, që përfitoi nga goditja e gabuar e 11-metërshit nga ana e Schurrle, por vetëm 4 minuta më vonë, të zotët e shtëpisë do të gjenin sërish avantazhin.

Me rezultatin 2-1 do të përfundonte krejt takimi, ndërsa mund të thuhet se pas 3 humbjesh dhe një barazimi në Bundesligë, Dortmundi është futur në krizë. Stuttgarti tregoi edhe njëherë se jo më kot është ekipi me pikët mesatare më të shumta në ndeshjet e zhvilluara brenda këtë sezon të kampionatit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera