Sport

Dortmundi mendon ta blejë Alcacerin

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 21 November 2018

Sulmuesi spanjoll është në huazim te skuadra gjermane.

Paco Alcacer e ka fituar besimin e drejtuesve të Borussia Dortmund pas paraqitjeve shumë të mira të tij.

Sulmuesi, i cili gjatë afatit kalimtar të verës u transferua nga Barcelona në formë huazimi, me fanellën verdhezi ka realizuar nëntë gola në të gjitha garat.

-Advertisement-

Sipas mediave gjermane, te Dortmund kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të 25-vjeçarit.

Zyrtarizimi do të bëhet më 27 nëntor, ditë kur do të mblidhet asambleja e aksionarëve të klubit.

Dortmundi për kartonin e Alcacer do t’i paguajë Barcelonës shumën e rreth 30 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera