Sport

Dortmundi me ndihmën e Barcelonës kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 10 December 2019

Dortmundi është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Milionerët kalimin tutje në garën me prestigjioze për klube e kanë arritur falë Barcelonës, e cila e ka mposhtur Interin në ‘Guiseppe Meazza’, me rezultat 2-1.

Golat për Dortmundin i shënuan Sancho dhe Julian Brand, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Soucek.

-Advertisement-

Më këtë triumf Dortmundi e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë në Grupin F me 8 pikë të tubuara, kurse Slavia Pragues është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka arritur vetëm dy pikë në gjashtë takime, duke u renditur kështu në pozitën e fundit.

Përveç Dortmundi nga ky grup tutje ka kaluar edhe Barcelona si lider me 14 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera