Sport

Dortmundi konfirmon largimin e Kagawas, ky është klubi i ri i japonezit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 31 January 2019

Borussia Dortmund ka ndarë rrugët me reprezentuesin e Japonisë.

Shinji Kagawa largohet përfundimisht nga Borussia Dortmund.

Japonezi që këtë sezon ka luajtur shumë pak me skuadrën verdhezi, do të transferohet në Turqi te ekipi i Besiktasit.

-Advertisement-

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

“Kagawa është liruar nga të gjitha përgjegjësitë ndaj nesh dhe mund të transferohet ku të dojë ai”, ka theksuar Zorc.

Kagawa ka luajtur edhe Manchester United për një periudhë të shkurtër, ku nuk ka arritur ta gjente veten në kampionatin anglez dhe tani do ta nisë një aventurë të re në Superligën turke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera