Sport

Dortmundi kërkon ta blejë edhe Hakimin

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 27 November 2018

Klubi gjerman është afër një blerjeje tjetër.

Pasi zyrtarizoi blerjen e Paco Alcacer nga Barcelona, të cilin e kishte marrë në huazim gjatë verës, Borussia Dortmund synon të veprojë njëjtë edhe me mbrojtësin Acrhaf Hakimi, i cili është i huazuar nga Real Madridi.

20-vjeçari nga Maroku iu bashkua këtë verë verdhezinjve në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga kampionët e Evropës.

-Advertisement-

Paraqitjet e mira të tij duket se kanë bindur drejtuesit e klubit për të nisur bisedimet me madrilenët në mënyrë që ta blejnë përfundimisht mbrojtësin.

Hakimi mund të luajë në disa pozicione në mbrojtje, qoftë në krahë po ashtu edhe në qendër, ndërsa ai numëron 11 paraqitje gjatë këtij sezoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera