Sport

Dortmund i vendos klauzolë të “çmendur” Haland

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 29 January 2020

Pesë gola në 59 minutat e para të Bundesligës!

Erling Braut Haaland bëri një debutim të ëndrrave me Borussia Dortmund, hapi i radhës në karrierën e tij pas eksperiencës te Salzburg.

Një transferim që është menduar shumë nga sulmuesi, i cili ka lënë derën hapur për një kalim te një tjetër skuadër. Ylli i kombëtares së Norvegjisë ka nënshkruar deri në vitin 2024.

-Advertisement-

Bashkë me kontratën, Haaland ka firmosur edhe një klauzolë vërtetë të ulët, prej vetëm 75 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë nuk do të jetë në dispozicion për skuadrat e interesuara që në merkaton e verës.

Në rastin më të keq, nëse ai dëshiron të ndryshojë para përfundimit të kontratës në 2024, Borussia do të marrë të gjitha paratë e përdorura për Haaland mbrapa, duke përfshirë pagën, të gjitha komisionet dhe pagesa të mundshme speciale.

Haaland u transferua në “Signal Iduna Park” në fillimin e kësaj dritareje merkatoje nga Salzburg për shifrën e 20 milionë eurove.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera